Rama: Uroj që Murati ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë me reagim pasi Kuvendi Komunal miratoi vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të kryeqytetit.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për 28 milionë euro.

Rama ka thënë se uron që ministri në detyrë, Hekuran Murati, ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot, shkruan KFVA.

“Miratohen në Asamblenë e Kryeqytetit të hyrat e vitit 2024 në vlerë prej 28 milionë euro! Uroj që ministri në detyrë ta mbajë fjalën për alokimin e mjeteve të votuara sot, si dhe për 25m të hyra vetanake dhe 10m grant qeveritar që ende mbahen të bllokuara dhe që nuk kërkojnë asnjë procedurë në Asamble, por vetëm vullnetin e ministrit në detyrë për miratim!”, ka shkruar Murati.

Vendimi u miratua pa asnjë votë kundër.

Tani hapet rruga për pagesën e faturave, si dhe borxhit edhe ndaj Trafikut Urban si dhe operatorëve privatë, që kanë pezulluar punën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…