Rama shpërndan videon e Berat Lahut: Mbani n’mend krejt mashtrimet e hipokrizia qishtu kanë me ju dal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpërndarë fjalimin e ish-asamblistit të Vetëvendosjes, tash i pavarur, Berat Lahut, i cili tregoi sekrete të sjelljes politike opozitar të VV-së në Prishtinë.

Rama tha se VV natën punon kundër qytetarëve, ndërsa ditën del e thotë se po shqetësohet për ta.

“Kjo është Vetëvendosja! Natën punon kundër qytetarëve të vet, ditën del e thotë se po shqetësohet për shëndetin e tyre! Mbani n’mend krejt mashtrimet e hipokrizia qishtu kanë me ju dal! E vërteta vonon po nuk harron!”, tha Rama.

Sot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, Lahu ka hedhur akuza ndaj shefit të asamblistëve të VV-së, Gëzim Sveçla, duke thënë se brenda grupit ishte diskutuar që të bllokohej pastrimi i qytetit për qëllime politike.

Lahu e quajti “hipokrizi të rrezikshme politike” qasjen e Sveçlës, duke përmendur sipas tij marrëveshje të fshehta dhe veprime që kanë dëmtuar interesin e qytetarëve.

“Nëse diçka po i bën dëm këtij shteti është hipokrizia. Dëmi në mikrofon mund të ketë qenë 15 euro, por dëmi në këmbimin e pronave në Badovc ka qenë 50 milionë euro”, u shpreh Lahu.

Ai akuzoi Sveçlën se kishte vepruar tinëz ndaj grupit dhe subjektit të tij politik kur kaloi këmbimi i pronave në Badovc. Madje u shpreh se kur e sheh Sveçlën i vjen për të vjellë.

“Çfarë dëmi ke bërë ti para se me ardh në asamble, tinëza edhe grupit që i prin, tinëza edhe subjektit që i takon. Ky është dëmi për të cilin duhesh me fol. Kjo e mikrofonit tregon veç kulturën tënde familjare. Hipkrozia që boj marrëveshje me Rrahman Haradinin, për 50 mln euro dhe tani vi këtu kinse pe mbroj interesin e qytetarëve, më bon me vjell. Ti si person më bën me vjell kur ta di historinë dhe vjen shitesh në moralin politik që e ka pasur VV-ja dikur”, u shpreh Lahu.

Lahu ka thënë se këto lojëra prapa shpine e kanë tkurrur Vetëvendosjen në Prishtinë.

“Për katër vjet ia keni bërë argatin PDK-së për ta pru Uran Ismailin në balotazh. Keni arrit ta bëni LVV-në subjekt të tretë”, u shpreh ai.

Për çështjen e pastrimit të qytetit, Lahu ka thënë se brenda Vetëvendosjes është kërkuar ta pengojnë që Prishtina të dukej më keq, me qëllim politik.

“Brenda grupit u fol që: ‘hajde ta bllokojmë Pastrimin, të bëhet bërllok Prishtina e ta mposhtim Përparim Ramën’. S’mund të bëhem pjesë e kësaj. Është e turpshme, e ulët. Këtu rriten fëmijët e Kosovës”, deklaroi ai.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…