OBSH jep alarmin: Gjysma e diagnozave të HIV në Europë zbulohen shumë vonë

Më shumë se gjysma e diagnozave të HIV-it në Europë (54%) konfirmohen shumë vonë për të siguruar trajtimin optimal të infeksionit. Në vendet e Bashkimit Europian dhe të Zonës Ekonomike Evropiane, kjo përqindje është 48%.

Të dhënat vijnë nga raporti i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), i titulluar “Mbikëqyrja e HIV/AIDS në Europë”, të publikuara në prag të ditës ndërkombëtare të HIV/AIDS.

Sipas raportit, mbi gjysma e personave të diagnostikuar kanë një numër të qelizave CD4 nën 350 qeliza/mm³, ndërsa rreth një e treta paraqiten me infeksion të avancuar të HIV-it, me më pak se 200 qeliza/mm³. Diagnoza e vonë është më e shpeshtë tek burrat heteroseksualë, përdoruesit e drogës me injeksion dhe personat e moshuar, me ndryshime të mëdha nga një vend në tjetrin, raporton A2 CNN.

Drejtori Rajonal i OBSH-së për Europën, Hans Kluge, paralajmëron se numri i njerëzve që jetojnë me HIV pa u diagnostikuar po rritet, duke nxitur zinxhirin e transmetimit.

“Nuk po bëjmë mjaftueshëm për të kapërcyer barrierat e stigmës dhe diskriminimit që i pengojnë njerëzit të kryejnë një test të thjeshtë”, thekson ai.

Në këtë situatë, OBSH dhe ECDC kërkojnë veprime urgjente me rritjen e testimeve të rregullta, zgjerimin e aksesit në vetë-testim dhe arritjen e grupeve të popullsisë që nuk përfitojnë dot nga shërbimet shëndetësore tradicionale. 

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…