Nxënësit në kazermën “Adem Jashari” pyesin ushtarët: A frikësoheni nga lufta?

Kazerma “Adem Jashari” në “Ditën e Forcës” hapi dyert për qytetarët, e ku ndër vizitorët e para pati nxënësit e disa shkollave e të cilët nuk hezituan të bënin pyetjet më interesante teksa nuk fshihnin dot emocionin që takoheshin me ushtarët e shtetit të Kosovës.

Ndër pyetjet që iu bënë  ushtarëve nga nxënësit ishin “a frikësoheni nga lufta?”, “Armët që përdorni a janë të vërteta?”

Ushtarët e Kosovës siguruan nxënësit se janë të gatshëm për çdo situatë që mund t’i ndodhë Republikës së Kosovës.

Tradicionalisht kazermat e FSK-së në “Ditën e Forcës” hapin dyert për qytetarët e saj, raporton KFVA.

Më 14 dhjetor të 20218-ës, Kuvendi i Kosovës pati miratuar tri ligjet me të cilat mundësohet transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, pra, Ligjin për Ministrinë e Mbrojtjes, atë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pas këtij vendimi, po në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë ishte mbajtur një ceremoni ku është prezantuar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Në atë kohë, President i Kosovës ishte Hashim Thaci, Kryeministër Ramush Haradinaj dhe Kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…