Murati nuk do takim me Ramën? Refuzon të përgjigjet, lëshon akuza ndaj LDK-së

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media, përveç për pagat e RTK-s, është arsyetuar edhe për situatën me Trafikun Urban në Komunën e Prishtinës.

Ai e akuzoi LDK-në se ka bërë fushatë në kurriz të qytetarëve, ndërsa shtoi se VV në kuvendin komunal, sot do të japë votë mbështetëse.

“Kemi pasur të bëjmë më një fushatë të LDK-së, të udhëhequr në kurriz të qytetarëve të Komunës së Prishtinës. Kur ishte seanca, nuk e bëri. Atë që nuk e bëri Lumir Abdixhiku dhe LDK në Kuvendin e Kosovës, ë[r buxhetin e Prishtinës, sot po e bën LVV në Kuvendin Komunal, duke ofruar mbështetjen, përkundër shpifjeve, ofendimeve dhe fyerjeve që po i shohim çdo ditë”, tha Murati.

Por kur u pyet a do të takohet me Ramën, Murati refuzoi të përgjigjet.

Ai ia ‘lëshoi’ radhën kolegut të tij, Ejup Maqedonci për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve./

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…