Kuvendi i Prishtinës voton për bartjen e mjeteve vetanake, asnjë votë kundër – tërhiqet pika për buxhetin

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar vendimin për bartjen e të hyrave vetanake të kryeqytetit, në vlerë 35 milionë euro, shkruan KFVA.

Vendimi është miratuar pa asnjë votë kundër, e veç një abstenim.

“Me 38 për, asnjë kundër. Kalon pika e parë”, tha Kryesuesi.

Tani hapet rruga për pagesën e faturave, si dhe borxhit edhe ndaj Trafikut Urban si dhe operatorëve privatë, që kanë pezulluar punën.

“Do t’i ndihmoj kauzës sonë për me i zhblloku gjërat në kryeqytet”, tha Kryetari Përparim Rama, pas miratimit.

Pika për buxhetin e vitit 2026 u tërhoq nga rendi i ditës, që të votohet nga asamblistët e rinj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…