Kurti ndan 250 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës – 500 mijë nëse fiton ndaj Sllovakisë, e 1 milion nëse kualifikohet për Kupën e Botës

Qeveria në detyrë ka ndarë 250 mijë euro si shpërblim për Kombëtaren e Kosovës, për suksesin e treguar në kualifikimet për Kupën e Botës, që e ka cilësuar si historik.

Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka premtuar 500 mijë euro tjera shpërblim.

E në rast të kualifikimit për Kupën e Botës, 1 milionë euro tjera, shkruan KFVA.


“Me vendim të Qeverisë, do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim. Në fazën e radhës hyjmë më plot votëbesim. Në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë 500 mijë euro. Së dyti në rast të kualifikimit në Kupën e Botës, zotohemi edhe për 1 milion euro tjera shpërblim”, ka thënë Kurti.

“Përpara Kosovë, gjithmonë me ty”, ka deklaruaar Kurti.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…