Kurti: Jemi në proces të marrim helikopterë “Black Hawk” nga ShBA-ja

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti nga Kazerma e FSK-së tha se sot Kosovë ka një ushtri të pajisur mirë dhe se brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe, shkruan KFVA.

Ai tha se investimi në armatim dhe pajisje tjera në katër vitet e fundit është mbi 430 milionë euro.

“Patëm nderin dhe kënaqësinë të vizitojmë FSK në prezantimin e armatimit dhe pajisjeve të tyre, që na bëjnë krenar dhe të ndjehemi të sigurt si shtet. Është ditë e lumtur, e gëzuar për të gjithë neve, për shkak se me Forcën e Sigurisë së Kosovës, me këtë ushtri të pajisur kaq mirë, gjithnjë e më shumë, brezat e ri do të jenë të sigurt të jetojnë në paqe”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë theksoi se janë në proces për të marrë helikopterë Black Hawk nga ShBA-ja.

“Mbi 430 milionë euro është investimi në armatim dhe pajisje në katër vitet e fundit. Më përpara ushtria jonë ka pasur veç automatik dhe revole, do të thotë ka qenë më pak e pajisur, ndërsa tani është e pajisur me teknologji moderne, meqenëse tashmë kemi dyfishim të çizmeve në tokë, të ushtarëve tanë. E kemi pajisur ushtrinë me drona, e do ta kemi së shpejti edhe fabrikën e municionit dhe prodhimit të dronave “Made in Kosova”, shtoi tutje ai.

“Jemi në proces të marrim helikopterë Black Hawk nga ShBA-ja. Është momenti t’i falenderojmë partnerët tanë NATO-n, në veçanti ShBA-në që na qëndrojnë pranë, edhe me pajisje e armatim dhe trajnime të shumta. Janë katërfishuar trajnimet jashtë vendit. Gëzuar të gjithëve Dita e Forcës, 27 nëntori”, tha Kurti te Kazerma e FSK-së.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…