Kjo parti i bashkohet LDK’së për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 dhjetorit duke garuar në një listë të përbashkët me LDK-në.

Kështu ka konfirmuar Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të AKR-së, Vesel Makolli.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet të marten e javës që vjen.

“AKR-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e 28 Dhjetorit, duke garu në listen e LDK-së. Me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, u dakoorduam që marrëveshja të nënshkruhet të marten e ardhshme” tha Makolli.

Subjektet politike tashmë kanë filluar të bëjnë publike koalicionet e para parazgjedhore.

Fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme të dhjetorit do të zgjasë 12 ditë nga 17 deri me 28 dhejtor.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…