Brahimaj: Vuçiqi e Radojçiqi u forcuan gjatë mandatit të Kurtit

Ish-deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka drejtuar kritika ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Brahimaj në Dukagjini tha se është “paradoksale” mënyra se si Kurti u referohet të tjerëve si “kumbarë me Vuçiqin”, ndërkohë që, sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe njerëzit rreth tij “nuk kanë qenë kurrë më të fortë në Kosovë” sesa që nga ardhja e Vetëvendosjes në pushtet.

“Është e çuditshme kur ai i thotë dikujt “kumbari me Vuçiqin”, edhe Vuçiqi e të gjithë ata që i përmend, prej ardhjes së tij në pushtet, kurrë më të fortë nuk kanë qenë. Edhe e dini aferën Kusari-Lila me Radojçiqin… Edhe votimit në sallë kanë qenë dhe kanë votuar Lista Serbe dhe Vetëvendosje, që ishte për pagën minimale kundër kategorive të dala nga lufta. Edhe u zgjodh presidentja – kush e ka bërë kuorumin? VV-ja dhe Lista Serbe… Radojçiqi nuk ka hyrë në Kosovë deri në ardhjen e Kurtit në Qeveri. Vila e Radojçiqit, nëse e sheh prej hartave satelitore, ajo është ndërtuar gjatë mandatit të Albin Kurtit…

Me ardhë me të shit mend Xhelal Sveçla e Elbert Krasniqi që e çliruan veriun është e rëndë. Xhelal Sveçla ka qëndruar një ditë ushtar dhe ka hedhur uniformën… Sikur Albin Kurti që nuk ka qëndruar në luftë. Ai nuk ka pranuar në asnjë rrethanë me qenë pjesë e luftës. Dhe si sekretar i Adem Demaçit ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Brahimaj.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…