Sllovakia vendos përfundimisht stadiumin ku do të luhet ndeshja me Kosovën

Tanimë është vendosur zyrtarisht se ku do të luhet ndeshja gjysmëfinale për Kualifikueset e Kupës së Botës, mes Sllovakisë dhe Kosovës.

Federata e Futbollit të Sllovakisë, ka njoftuar se kjo ndeshje do të luhet në kryeqytet në Bratislavë në stadiumin Tehelne Pole.

Sfida mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet të enjten e 26 marsit të vitit 2026 me fillim nga ora 20:45.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Sllovake të Futbollit, Peter Palencik tha se ishin tre stadiume në garë, por në fund është vendosur për Tehelne Pole, stadium që ka kapacitet prej 22 mijë ulëseve.

“Ne morëm në konsideratë stadiumet në Bratislavë, Trnavë dhe Kosice. U analizuan të gjitha rrethanat, kushtet, kapaciteti, logjistika për të dy ekipet dhe mundësia për ndërhyrje në raste të paparashikuara. Në fund, vendosëm që ndeshja me Kosovën të zhvillohet në Bratislavë dhe këtë informacion ia përcollëm edhe UEFA-s”, ka thënë Palencik për faqen zyrtare të Federatës sllovake.

Gjithashtu Federata e Futbollit të Sllovakisë ka njoftuar se së shpejti do të publikohen edhe çmimet e biletave në faqen e tyre zyrtare.

  • Shkrime të ngjashme

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…

    Rama thotë se mbyllja përfundimtare e RTSH-së është opsion: Mund të ketë edhe privatizim ose partneritet

    Kryeministri shqiptar Edi Rama tha sot se Televizioni Publik Shqiptar ka dështuar. Ai u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste se “bilanci i televizionit publik është dështim i suksesshëm”. “Kemi tentuar që të krijojmë kushtet që televizioni…