S’i ndal as shiu, vazhdojnë protestën Punëtorët e Trafikut Urban dhe privat me kërkesa për paga

dhe pse dita nisi me shi të dendur, Prishtina sot u zgjua pa asnjë linjë autobusi. Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privat kanë vazhduar protestën, duke radhitur autobusët përballë Kuvendit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për mosmarrjen e pagave.

Qindra qytetarë u detyruan të kërkojnë alternativa të tjera për të lëvizur, ndërsa shumë të tjerë u panë duke ecur nëpër shi. Kaosi në komunikacion u shtua edhe më shumë për shkak të rrugëve të bllokuara nga mjetet e protestuesve.

Punëtorët e transportit publik kërkojnë reagim urgjent nga Qeveria dhe zgjidhje të qëndrueshme financiare. Protesta e sotme vjen një ditë pasi ata zbarkuan me autobusë nga Komuna deri te Qeveria, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqen pa marrë pagat e tyre të papaguara.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dje i ishte bashkuar sërish protestës, duke akuzuar Qeverinë për “bllokim të buxhetit” dhe “sabotazh të qëllimshëm” ndaj Komunës. Rama shprehi edhe gatishmëri për takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, por një takim i tillë ende nuk është realizuar.

Ndërkohë, qyteti vazhdon të zhytet në kaos, derisa protesta pritet të vazhdojë edhe ditëve të tjera, nëse nuk merret një vendim konkret nga institucionet qendrore

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…