Pasi u dënua për shpifje, eskalon ‘miss gjyshja’ i VV’së: S’ lejojmë bajraktarë e sekserë të na ndalin

sh deputeti i Vetëvendosjes ka reaguar lidhur me dënimin që i është shqiptuar nga Gjykata Themlore në Ferizaj për komentet e bëra në vitin 2021 gjatë emisionit “Debat Plus”, shkruan KFVA.

Një lajm të tillë Ramadani thotë se mori nga mediat ku u arsyetua gjoja se s’ka bër asgjë, veç ka denoncuar ndërtimet sipas tij të parregullta.

“Mora vesh nga mediat se Gjykata e Ferizajit më paska dënuar për shkak se katër vite më parë unë i dhashë zë asaj që shumica e qytetarëve mendojnë dhe kritikova PDK-në për ndërtimet e parregullta, tenderimet favorizuese dhe sekserët që bëjnë marrëveshje joligjore në komunën tonë. Sipas këtij vendimi, kjo qenka shpifje, e ne duhet ta mbyllim gojën edhe pse po i shohim se çfarë po ndodh” u shpreh Ramadani.

Madje ai ka akuzuar gjyqtarin e çështjes ku thotë se s’po e respekton institucionin, ku shprehet se s do të ndalet me kaq.

“E para, është qesharake dhe kriminale që këtë dënim e morën vesh disa portale para se ta marrin vesh palët, para se të botohet zyrtarisht. Kjo tregon se në gjykatat tona ka njerëz që as nuk e respektojnë institucionin ku punojnë dhe as të drejtat tona”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…