Mot i vranët e me shi sot

Kryesisht me vransira karakterizohet moti ditën e mërkurë në vend, me reshje të dobëta shiu që shfaqen kohëpaskohe, më të shpeshta paradite dhe më vonë gjatë mbrëmjes.

Ditën herë herë mund të ketë intervale të shkurta me diell. Temperaturat mbeten ende të larta, me minimale prej 7C e 10C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 11C e 14C. Orëve të mëngjesit frynë erë më e theksuar jugore e juglindore 4-11m/s, me hove deri në 15m/s, relieveve malore.

Ditën e enjtë me depërtimin e frontit të ftohtë, reshjet e shiu shndërrohen në dëborë edhe pjesëve të ulëta të vendit, me mundësi që të formojnë shtresë dëbore gjatë natës me kalimin në ditën e premtë. Temperaturat të enjten në rënie, zbresin deri në 2C, ditën e duke shkuar nga mbrëmja në -1C. Reshje bore e shiu vazhdojnë ditën e premtë, që pushojnë më vonë deri në mbrëmje. Në disa pjesë reshjet mund të jenë në formë shiu të akullt. Temperaturat mbesin të ulëta, me maksimale prej 1C e 2C. Era ndryshon drejtimin të enjten nga krahu verior dhe frynë me intenzitet mesatarë 5-11m/s.

Të shtunën mbetet mot kryesisht i vranët, por pa të reshura. Ndërsa të dielen ultësirave ka gjasa që mjegulla që formohet orëve të mëngjesit të mbetet edhe përgjatë ditës. Temperaturat minimale zbresin deri në -2C, e ato maksimale parashihet të arrinë vlera prej 6C, mirëpo shkaku i mjegullës më të qëndrueshme në ultësira, në këto pjesë mund të mbeten fare pranë 0C, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…