Isa Mustafa: LDK u mundua ta kopjojë VV-në

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për LDK-në dhe gabimet që sipas tij i ka bërë partia që dikur e udhëhiqte.

Ai ka folur edhe për qeverisjen e viteve të fundit, kryeministrin në detyrë Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe zhvillimet tjera të rëndësishme politike në vend.

Mustafa thotë se në zgjedhjet e fundit, LDK-ja u mundua ta kopjojë Vetëvendosjen, duke distancuar njerëz që kanë punuar për LDK-në.

“Zgjedhjet e fundit kanë qenë një periudhë mjaft e shkurtë dhe dinamike, dhe mjaft e ndikuar prej sjelljeve të VV-së, sepse LDK është munduar ta kopjojë VV-në duke menduar që çdo gjë tjetër nuk po përkrahet prej qytetarëve, dhe tani metoda të sjelljes që VV që janë bërë metoda që e kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve e votën e tyre, prandaj edhe ne duhet të bëhemi ashtu”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja nuk duhet t’i distancojë njerëz që kanë punuar për këtë parti  që u sulmuan nga VV-ja.

“Në distancimin e njerëzve që kanë punuar për LDK, sepse njerëzit që nuk i ka dasht VV-ja, pastaj ata njerëz kanë mbet jasht strukturave të LDK që për mua ka qenë totalisht e paarsyeshme. Në qoftë se themi që VV-ja e sulmon me të gjitha mjetet Agim Veliun, atëherë nuk ka nevojë që Agimin ta distancojë LDK, ose nëse VV-ja nuk e don Skender Hysenin, s’ka nevojë që mos ta dojë LDK aktuale, sepse edhe njëri tjetrin janë prej fillimit në LDK”, tha ai.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…