BE-ja: Propaganda në Kosovë shpërndahet në rrjete sociale, në Serbi nëpër media

Kreu i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se Kosova “mbetet e ndjeshme ndaj manipulimeve”, por edhe ndaj ndërhyrjeve përmes dezinformimit në çështjet politike dhe të sigurisë.

Sipas Oravit, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet kryesisht në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu nënvizoi se Kosova renditet në vendin e 40-të nga 41 vende në Indeksin Evropian të Njohurive Mediatike, i cili pasqyron “nivelin e dobët të ndërgjegjësimit të institucioneve rreth njohurive mediatike”.

“Në të gjithë Evropën dhe më gjerë, dezinformimi kërkon të dobësojë besimin në institucione, të polarizojë shoqëritë dhe të përfitojë nga përçarjet, dhe Kosova nuk bën përjashtim. Bazuar në gjetjet e ‘hybrid.info’, dezinformimi në gjuhën shqipe përhapet më shumë në rrjetet sociale, ndërsa në gjuhën serbe shfaqet më shpesh në mediat tradicionale, me narrativa që shpesh barazohen me dezinformimin rus, veçanërisht në çështjet politike dhe të sigurisë. Si rezultat, hapësira e Kosovës mbetet e ndjeshme ndaj manipulimit dhe ndërhyrjeve…” tha Orav, raporton Kossev.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…