Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Serbia, familja Qenaj autorizon avokatin Smakiqi

Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi. 

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se është autorizuar nga familja Qenaj për ta përfaqësuar ligjërisht, të ish-pjesëtarin e UÇK-së.

“Sot jam autorizuar nga Familja Qenaj nga Romaja e Hasit/ Prizren qe te perfaqësoj intersat ligjore brenda dhe jashte Kosoves te ish pjestarit te UÇK-së Avni Qenaj i ndaluar/ arrestuar dje me daten 25.11.2025 ne territorin e Serbisë”, tha Smakiqi.

Mnistria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar pas marrjes së informacionit mbi arrestimin e Avni Qenaj, nga autoritetet e Serbisë, Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka ndërmarrë veprimet e para duke i adresuar Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, kërkesë zyrtare për konfirmimin e arrestimit, arsyet konkrete të ndalimit, vendndodhjen aktuale ku ai po mbahet, si dhe çdo informacion tjetër të domosdoshëm për trajtimin e mëtejmë të rastit.

Paralelisht, thuhet më tej në njoftim, Zyra e Kosovës në Serbi e ka njoftuar për rastin edhe delegacionin e Bashkimit Europian në Serbi, duke kërkuar monitorim të shtuar dhe transparencë të plotë nga autoritetet serbe në lidhje me procedurat e ndërmarra.

“Gjithashtu është dërguar tashmë notë verbale te misionet diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës. Zyra e  Kosovës në Serbi do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës të personit të arrestuar, sapo të konfirmohet lokacioni i saktë ku ai po mbahet”- thuhet në njoftim,

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…