Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një postim në profilin e tij në FB duke dhënë shpjegime mbi buxhetin komunal të kryeqytetit.
Në gjashtë pika të listuara, Ahmeti thotë se postimin e ka bërë “për ta informuar debatin mbi mënyrën e funksionimit të buxhetit”.
“Gjykimin e bëni vetë bazuar në atë se kush ka devijuar nga këto që janë shkruar”, shton ai.
Ai thotë se “faji është jetim, përgjegjësia e përbashkët. Zgjedhjet vijnë e shkojnë por jeta duhet me vazhdu me shkolla, çerdhe autobusa e shërbime”.
Postimi i tij i plotë:
Për ata që nuk e dijnë
1. Buxheti komunal përbëhet nga grantet qeveritare (paratë nga niveli qendror) dhe të hyrat vetanake (taksat që i mbledh vetë komuna)
2. Grantet ndahen nga buxheti për komuna dhe ndahen sipas numrit të popullsisë në secilën komunë. Prishtina e ka edhe një shumë shtesë për shkak se është kryeqytet.
3. Në prill të çdo viti ministria e financave dërgon qarkoren e parë buxhetore te komunat dhe ju tregon se sa është tavani buxhetor dhe tavanet për kategoritë paga dhe meditje, mallra dhe shërbime, subvencione e Investime kapitale. Madhësia e buxhetit përcaktohet nga vlera e grantit për secilen komunë plus mesatarja e të hyrave vetanake për tre vitet e fundit.
4. Kur e merr komuna qarkoren e përgatit buxhetin dhe shpenzimet brenda kategorive. Deri me 31 gusht duhet i organizu takimet me qytetarë. Me 1 shtator duhet me e dorezu në Kuvend Komunal dhe deri në fund të shtatorit duhet me e kalu në Kuvend Komunal me shumicë të thjeshtë. Buxhetin e aprovuar duhet me e dërgu në Ministri të Financave e cila e bën pjesë të buxhetit për vitin e ardhshëm për ta kaluar në Kuvend të Kosovës. Çdo shpenzim i çdo organizate buxhetore duhet të aprovohet nga Kuvendi i Republikës.
5. Kanjiherë bën edhe me u vonu se vetë Kuvendi i Republikës vonohet me diskutimin e buxhetit, por në qoftë se e dërgon buxhetin pas afatin Ministria e Financave e dëegon verzionin e vet për komunën deri në dërgimin e buxhetit nga komuna e pastaj deri në aprovimin e Kuvendit të Republikës. Komuna e ka aprovuar buxhetin në dhjetor dhe edhe pse është dërguar në Ministri e pastaj përcjellë në Kuvend, Kuvendi i Republikës nuk e ka votuar prandaj në fuqi është verzioni i Ministrisë.
6. Kur nuk arrin me i shpenzu grantet qeveritare deri me 31 dhjetor, qeveria ti merr fondet pasi që e bën bilancin dhe prerjen ne fund të vitit. Mirëpo, të hyrat vetanake nuk mundet me ti marr. Komuna mbledh taksa edhe në nëntor/dhjetor dhe nuk arrin me i shpenzu. Procedura është kjo. Pasi e bën prerjen dhe bilancin e fundvitit dikund kah shkurti qeveria të njofton sa para nga të hyrat vetanake nuk i shpenzu. Kryetari duhet me e marr atë shumë, me e nda ku po mendojnë dhe e dërgon në Kuvend Komunal për tu votuar. Kjo quhet Bartje e mjeteve. Pasi ta kalon në Kuvend Komunal ministria autorizon shpenzimet dhe lejon mjetet. Këtët bartje Komuna e ka thirr seancën me 27.11 sipas infromatave në media që po lexoj.
Ky postim është vec sa për ta informuar debatin mbi mënyren e funksionimit të buxhetit. Gjykimib e bëni vetë bazuar në atë se kush ka devijuar nga këto që janë shkruar më lartë.
Edhe njëherë faji është jetim, përgjegjësia e përbashket. Zgjedhjet vijnë e shkojnë por jeta duhet me vazhdu me shkolla, çerdhe autobusa e shërbime.
