12 orë rezistencë policisë në Pukë – Zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës

Erzen Uka është një nga personat që i bëri 12 orë rezidencë policisë dy ditë më parë në fshatin Orosh të Pukës.

I arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz, Erzen Uka, është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës që lidhet me ekstremizmin e dhunshëm.

Në një vendim të siguruar nga Top Channel që daton në dhjetor të vitit 2020, Uka është akuzuar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 30 qershor të pesë viteve më parë, ka vendosur deklarimin fajtor të Erzen Ukës për veprat e sipërme penale dhe dënimin me katër vite e gjashtë muaj burgim, por me gjykim të shkurtuar u dënua përfundimisht me 3 vite burgim.

Në ankimin e tij Erzen Uka pretendoi se vendimi i Gjykatës ishte jo i drejtë dhe i pabazuar në fakte.

Ai u arrestua në flagrancë në 12 qershor të vitit  2019, i evidentuar si “element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS, i cili në kohë të ndryshme ka shfaqur dhe demostruar duke qenë aktiv në rrjetet sociale , “Facebook”, postime me fotografi dhe video të simboleve të këtyre organizatave ekstremiste, duke shfaqur admirim për krerët e këtyre organizatave, si dhe video ku ky shtetas demostron teknika të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga lutëtaret ekstremiste. Duke ndjekur aktivitetin e këtij shtetasi si dhe informacionet me përmbajtje ekstremiste radikale si dhe mësimet fetare radikale të cilat ai i merr tek Xhamia e Unazes së Re”-thuhet në dokumentin që disponon Top Channel.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…