VV thotë do të votojë pro kërkesës së Ramës në Kuvend Komunal për bartjen e mjeteve vetanake

Asamblistët e Vetëvendosjes do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, e cila do të mbahet më 27 nëntor dhe do të votojnë pro bartjes së të hyrave vetanake të kryeqytetit.

Asamblisti i kësaj partie, Egzon Azemi, ka thënë se është në dorë të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të vlerësojë nëse vendimet e Kuvendit janë ligjore apo jo.

Ai tha se si parti nuk kanë qenë asnjëherë bllokuese në Kuvend.

“Është apo jo ligjore, do të vendosin organet e tjera. Grupi ynë do të marrë pjesë në këtë seancë dhe do të votojë për bartjen e mjeteve. Ne asnjëherë nuk kemi qenë bllokues në Kuvend”, ka deklaruar Azemi në KTV.

Ai ka thënë se seanca do të mund të thirrej shumë më herët.

“MAPL-ja është ajo që e vlerëson çdo vendim të Kuvendit nëse është ligjor apo jo. Qëndrimi ynë është që për këtë pikë do të marrim pjesë në seancë. Është një mbledhje e thirurr shumë vonë. Këtë z.Rama ka mundur ta bëjë edhe në muajin tetor, edhe në shtator, kur nuk do të kishte polemika të tilla fare”, tha Azemi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…