• 25 Nëntor 2025 15:47

‘This Barbie is President’- Osmani drejton shtetin me lejen e Kurtit, në emër të Kushtetutës që shkeli

Nën 25, 2025

Presidentja e vendit, ditëve të fundit duket se është rreshtuar me Lëvizen Vetëvendosje, duke marrë vendime që VV-së i konvenojnë dhe duke i aprovuar mendimet e Albin Kurtit dhe akterëve të tjerë të VV-së, shkruan Gazeta KFVA.

Të paktën kështu po thonë analistët kosovarë, të cilët deklaratat e Osmanit ku fajësoi partitë e ish-opozitës, për mos miratimin e buxhetit për RTK’në, dhe komunat si Prishtina e Gjilani

Osmani të hënën gjatë një deklarimi për media tha se ka kërkuar nga partitë e tjera që të mblidhen sërish dhe të votojnë buxhetin për këto komuna.

‘’Kam kërku nga partitë të mblidhen dhe ta votojnë buxhetin, për këto komuna ka qenë pikë e veçantë, por kanë vendosur mos të jenë të pranishëm. Një gjë e tillë është e lejueshme, nuk është e kundërligjshme, pasi një gjë të tille e kemi votu edhe në Qeverinë Hoti”, ka deklaruar Osmani të hënën.

Ndërsa fajin opozitës, Osmani ia hodhi në mënyrë indirekte duke thënë se ‘’kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet’’, e ka pasur mundësinë ta votojë si pikë të ndarë.

“Qëllimisht i kam ftuar, një herë partitë politike dhe i kam lut: ‘’Ju lutem, para se ta shpërndaj kuvendin, kthehuni edhe njëherë në sallën e kuvendit. Unë ju pres këtu’’. Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet, ka pas mundësi që ta votojë si pikë të ndarë dhe ka pas mundësi që tjerat të mos i votojnë por atë ta votojnë’’, tha ajo ndër të tjera.

Deklaratave të Osmanit i është përgjigjur edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i cili tha se ka qenë i gatshëm ta votojë pakon e ligjeve për buxhetin e Prishtinës, pagat e RTK-së dhe Pakon e Rritjes, mirëpo siç deklaron ai, që nga dita e nominimit të Glauk Konjufcës, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë.

“E vërteta është kështu – dhe për këtë qëndroj para vendit dhe Zotit: Në mbrëmjen e nominimit të Glauk Konjufcës, i kam shprehur gatishmërinë Presidentes së vendit që të votohet një pako, e cila madje mund të quhej edhe Pako e Presidentes; me zgjatimin e buxhetit për 3 muaj, me votimin e Ligjeve të Prishtinës e Gjilanit, me sigurimin e pagave për RTK-në, si dhe me votimin e Pakos Evropiane të Rritjes.Në mbrëmje, po atë mbrëmje, menjëherë pas mandatimit të Konjufcës, Presidentja më ka kontaktuar, duke më thënë se ka komunikuar me mandatarin, ua ka përcjellë porosinë Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ata janë shprehur shumë pozitivë për këtë ide. Në ato momente kam kontaktuar Memli Krasniqin si Kryetar të PDK-së; Ramush Haradinajn si Kryetar të AAK-së; dhe Fatmir Limajn si Kryetar të Nismës. Të tre këta janë njoftuar se ka një mundësi që të votohet një pako e tillë për të mirën e vendit. Në atë mbrëmje kam kontaktuar dhe disa ambasadorë të QUINT-it. Nga ai moment, nuk ka lëvizur asgjë për 15 ditë”, tha Abdixhiku të premten.

Se presidentja po shfaq përfshirje të hapur në procesin zgjedhor, kështu duke cenuar seriozisht rendin kushtetues, e tha edhe Albert Krasniqi nga D+

‘’Më pas, Presidentja ndërhyri në rendin kushtetues të themelimit të institucioneve përmes letrave drejtuar Kryetarit të Kuvendit për formimin e komisioneve parlamentare – një praktikë e paprecedentë që synonte të mbështeste narrativat e partisë në pushtet dhe të ndikonte procesin politik përtej kompetencave të saj. Tani, ajo është shfaqur haptazi në fushatë zgjedhore duke fajësuar opozitën për bllokimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Në fakt, kjo përbënte një thirrje të kamufluar për pajtueshmëri kolektive për shkeljen e Kushtetutës, duke zhvendosur fajin nga ata që e prodhuan krizën tek ata që refuzuan ta legjitimonin atë’’, ka shkruar Krasniqi.

Ndërsa për gazetarin Berat Buzhala, reagimi i Vjosa Osmanit kur u pyet për deklaratën e Ganimete Musliut tregoi mjaft për mllefin e presidents.

”Vjosa eshte prej figurave ma te poshtra politike ne Kosove. Ajo eshte ne pushtet, ne nje forme ose ne nje tjeter qe nga viti 2007, here keshilltare, here deputete e tash edhe Presidente, mirepo na si popull, diqysh, hala jemi ne borxh te kjo. E pakenaqur, e frustruar, arrogante. Plot mllef dhe plot privilegje”, tha Buzhala.

Ndaj deklaratave të Osmanit, kishte reaguar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, i cili kishte vlerësuar se deklaratat e Osmanit s’janë në rolin e presidentes, porse të njëjtat janë në rolin e zëdhënëses së VV’së.

‘’Ajo mund t`i falet zëdhënësit të VV-së, por jo presidentes së Republikës. Për fat të keq, kur po e shoh atë dhe disa kolegë po turpërohem se njëkohësisht janë edhe juristë dhe janë do gjëra jashtëzakonisht elementare dhe po ndihem i turpëruar që me kaq paskrupullësi shkelin etiken bazike profesionale. Kjo periudhë do të mbahet mend për shumëçka. Po të ishte zëdhënëse e VV-së është në rregull. Se me thanë kështu, pasi e ka pas edhe të nënshkruar(dekretin për shpërndarjen e Kuvendit). Po edhe hiç mos me e pas është e qartë që shkohet me automatizëm në zgjedhje, në një nen tjetër atje i kallxon se kur bëhet shpërndarje e Kuvendit me automatizëm dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që e ka qëndis, që tregohet kur shkohet me automatizëm”, kishte thënë  Hasani.

Ndërkaq, për shkak të bllokimit të buxhetit të Prishtinës, linjat e autobusëve të Trafikut Urban e kanë pezulluar punën. Madje të njëjti, dje dhe sot kanë bërë protestë. Përderisa dje ata u shfaqën para objektit të komunës së Prishtinës e më pas edhe tek qeveria, sot ata kanë bllokuar rrugët duke vendosur autobusët.

Ndërsa profesori dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e pa si shkelje të rëndë të Kushtetutës mandatimin e Glauk Konjfucës nga presidentja.