Osmani: Femicidi është krizë kombëtare – çdo neglizhencë e vonesë mund të jetë fatale

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rastit të fundit të dhunës në Gadime të Ulët, ku një grua u sulmua me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj, pavarësisht se kishte një urdhër aktiv mbrojtjeje.

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Osmani e cilësoi femicidin “krizë kombëtare” që po gërryen themelet e shoqërisë.

“Kur një urdhër mbrojtjeje mbetet letër, atëherë rreziku bëhet realitet. Dhe realiteti na vret. Numri i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje po na e thotë troç: letrat nuk shpëtojnë jetë. Zbatimi, vendosmëria, reagimi pa vonesë – po! Sepse pas çdo shifre fshihet një jetë e thyer, një fëmijë i traumatizuar, një histori që nuk duhet të përsëritet kurrë më”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë thirrje për veprim, teksa ka thënë se askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm.

“Me përgjegjësi. Me kujdes. Pa asnjë tolerim. Ashtu siç e kërkon ligji. Ashtu siç e meriton çdo grua dhe vajzë në Republikën e Kosovës. Çdo hap i gabuar, çdo neglizhencë, çdo vonesë mund të jetë fatale. Askush që ushtron dhunë nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur. Nuk ka kompromis kur bëhet fjalë për jetën dhe dinjitetin e grave”, ka shkruar Osmani.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…