Ky është ish-ushtari i UÇK-së që u arrestua në Serbi

Avni Qenaj nga fshati Romaj është ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili është arrestuar të martën në Serbi.

Kjo u konfirmua nga nënkryetari i OVL-UÇK, Gazmend Syla.

“Avni Qenaj nga fshati Romaj dikun në rrethin të Prizrenit edhe ka shërby gjatë kohës së luftës në brigadën “138 Agim Ramadani””, tha Syla.

Ai shtoi se arsyet e tij se pse ish-ushtari ka kaluar nga Serbia nuk i dijnë por ai ka lëvizur disa herë nga ky vend.

“Ai ka lëvizë disa herë dhe nuk ka pas probleme”, tha ai.

Tutje shtoi se ende nuk kanë pasur komunikim me familjen e ish-ushtarit.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…