• 26 Nëntor 2025 00:21

Kurti për vdekjen e Behar Topillës: Rrëfimi i tij, nga dëshmitë më të fuqishme të të mbijetuarve të drejtpërdrejtë të masakrave

Nën 25, 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se është thellësisht i pikëlluar ng lajmi për vdekjen e Behar Topillës, i vetmi i mbijetuar i masakrës së kryer nga forcat armike serbe te vendi Shavarinat në Çikatovë të Vjetër të Drenasit.

Kurti ka thënë se rrëfimi i tij do të mbetet një nga dëshmitë më të fuqishme të të mbijetuarve të drejtpërdrejtë të masakrave të kryera nga forcat serbe, shkruan KFVA,

“Kështu në mesditën e 1 prillit 1999, njësite ushtarake serbe e morën një grup prej 176 personash që ishin strehuar në xhaminë e fshatit Qirez. Ndër ta ishte edhe Behar Topilla, i cili bashkë me dhjetëra të tjerë, mes torturash dhe dhunës fizike, përfundoi në radhë për t’u pushkatuar nga ushtarët serbë, pranë një grope te Shavarinat afër minierës së Feronikelit. Rrugës, atë e kishin plagosur duke e shpuar në krahë dhe duar me goditje me thikë. I zënë poshtë trupave të mbi 40 të vrarëve, Behari u shpëtoi plumbave dhe më pas ciflave të bombave”, ka shkruar Kurti.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes Topilla dhe miqve të Beharit si dhe atyre që e kanë njohur.

“Behar Topilla, u kujtoftë gjithmonë mes nesh bashkë me historinë dhe rrëfimet e tij!”