Hargreaves: Pas 28 dhjetorit, partitë e deputetët të veprojnë në përputhje me frymën e Kushtetutës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepin.

Për takimin ka njoftuar vetë ambasadori, i cili ka zbuluar se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit, teksa ka thënë se shpreson që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë dhe deputetët të veprojnë në frymën e Kushtetutës, shkruan KFVA.

Ai ka theksuar nevojën që të ketë qeveri stabile sa më shpejt.

“Sot u takova me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi. Diskutuam mbi zhvillimet e fundit që po ndikojnë institucionet shtetërore të Kosovës. Shpresoj që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë politike dhe deputetët të veprojnë në përputhje me frymën e Kushtetutës, në mënyrë që të rikthehet shpejt një qeverisje e qëndrueshme dhe funksionale”, ka shkruar Hargreaves.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…