Dyshimet për mashtrim në prokurimin publik, ndalohet për 48 orë një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik” pas një hetimi disa mujor në rajonin e Gjilanit, shkruan KFVA,

Sipas njoftimit, dyshohet se operatori ekonomik ka paraqitur dokumente të pasakta me qëllim përfitimi të kundërligjshëm, ndërsa provat janë siguruar në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit.

Personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë pas intervistimit dhe hetimet po vazhdojnë.

Njoftimi:

Policia arreston një person të dyshuar për “Mashtrim në prokurimin publik”

Prishtinë, 25 nëntor 2025

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka finalizuar një hetim disa mujor lidhur me dyshime për parregullsi në një aktivitet të prokurimit publik në rajonin Gjilanit.

Hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Gjilan, duke rezultuar në sigurimin e provave relevante.

Dyshohet se një operator ekonomik ka paraqitur dokumentacion në kundërshtim me kërkesat ligjore të prokurimit publik.

Po ashtu, ekzistojnë dyshime të bazuara se dokumentet e paraqitura kanë qenë të pasakta ose të paqena me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm.

Bazuar në veprimet hetimore është krijuar dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “Mashtrim në prokurimin publik”. Personi i dyshuar është intervistuar në prani të mbrojtjes së tij ligjore.

Pas intervistimit, prokurori kompetent ka lëshuar aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e krimeve ekonomike dhe ju njoftojmë se hetimet e mëtejshme lidhur me rastin do të vazhdojnë sipas procedurave ligjore.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…