Zyrtari i VV-së: Ne kemi vija të kuqe vetëm për Listën Serbe, jo për partitë shqiptare

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se subjekti politik ka “vija të kuqe” vetëm për Listën Serbe, duke e konsideruar atë të predispozuar për të minuar shtetin e Kosovës.

Dugolli ka thënë se Vetëvendosje nuk ka vendosur kufizime për partitë shqiptare.

“Ne kemi vija të kuqe për Listën Serbe derisa ajo vazhdon të jetë e dirigjuar dhe predispozuar gjithmonë që të minojë shtetin e Kosovës. Nuk kemi vënë vija të kuqe për asnjërën nga partitë shqiptare, ndonëse për një subjekt politik kemi thënë që nuk e konsiderojmë partner për bashkëpunim në legjislaturën që shkoj”,  ka thënë ai në Tëvë1

I pyetur për qëndrimin e LVV-së ndaj PDK-së pas zgjedhjes së kryetarit të ri, Dugolli është shprehur se është herët për të komentuar, duke theksuar se fushata zgjedhore nuk ka filluar ende.

Sipas tij, do të ishte e dëshirueshme që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, duke shmangur ndikimin e grupeve të fuqishme brenda strukturave që ndikojnë jashtëzakonisht në vendimmarrje, edhe pse nuk kanë pozicione kyçe.

“Do të dëshironim që partitë politike të reformoheshin dhe të kenë lidership të ri, pra jo njerëz të fuqishëm brenda partive, të cilët nuk e kanë pozicionin kyç por efekti i tyre është jashtëzakonisht i madh”, ka shtuar Dugolli.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…