• 24 Nëntor 2025 14:07

Specialja s’i njeh festat zyrtare, Hashim Thaçi në seancë më 28 Nëntor

Nën 24, 2025

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, nuk e shohin si festë ditën e 28 nëntorit.

Pasi ish-presidenti Hashim Thaçi do të marrë pjesë në një konferencë përgatitore për gjykim në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë më 28 Nëntor, ditë që në Kosovë shënohet si festë kombëtare, transmeton klan kosova, përcjell KFVA.

Ndryshe nga vendi, ku 28 Nëntori shënon Pavarësinë e Shqipërisë dhe është ditë pushimi, në Hagë kjo ditë do të konsiderohet ditë pune.