Shqiptari, Florian Xhekaj debuton me grushta në NHL dhe elektrizon tifozët (Video)

Shqiptari, Florian Xhekaj pati një debutim që pak lojtarë e guxojnë. Që në ndeshjen e parë me Montreal Canadiens, ai tregoi se nuk kishte ardhur për të qëndruar i heshtur.

Pas një paraqitje tejet pozitive në akull dhe asistit të tij të parë në golin e Josh Anderson për 4-0, erdhi momenti që ndezi krejt sallën: rrahja me Dakota Mermis në periodën e tretë.

Xhekaj hodhi dorashkat pa hezitim dhe u përball me gjithë fuqinë e tij, duke dëshmuar karakter dhe duke marrë brohoritjet e “Bell Centre”. Në një ekip me të luan edhe vëllai i tij, Arbër Xhekaj.

VIDEO

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…