SHBA’ja dhe Ukraina merren vesh për një plan të ri për paqe

Pas draftit që bëri bujë nëpër mediat botërore për një plan për vendosjen e paqes në Ukrainë, delegacioni amerikan në Gjenevë dhe ai ukrainas janë marrë vesh për një draft të ri, përcjell Gazeta KFVA.

Diskutimet mes delegacioneve amerikane e ukrainase mbaruan në Zvicër këtë të hënë, me një draft të ri prej 19 pikash rreth të ardhmes së Ukrainës.

Presidenti Donald Trump pritet që të flasë këtë javë me presidentin Volodymyr Zelensky, në mënyrë që të diskutohen pikat më problematike për palët.

Nga ajo që raporton prestigjiozja britanike The Telegraph, pengesat kryesore shihen te pikat për shkëputjen e plotë të Donbasit nga Ukraina, duke përfshirë territoret që për momentin nuk kontrollohen nga rusët.

Gjithashtu, raportohet se bisedimet në vijim do të fokusohen në marrëdhëniet mes NATO-s, Rusisë dhe SHBA-së.

Për planin e ri për paqe, zëvendës-ministri i jashtëm ukrainas tha se pak gjëra kanë mbetur nga plani fillestar me 28 pika, disa prej të cilave u konsideruan mjaft të rënda për Ukrainën.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…