“Presidente e Dejona Mihalit”, vjen reagimi i Osmanit ndaj deklaratës së Musliut

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në një reagim të saj ditë më parë, kur dhe Presidentja Osmani caktoi datën e zgjedhjeve, e kishte quajtur atë “Presidente të Dejona Mihalit”

Për këtë Osmani tha se as nuk ja vlen të merret me këtë deklaratë të deputetes së PDK-së.

“As nuk ja vlen të merrem asnjë sekond me akuzat e Ganimete Musliut. Kemi gjëra shumë më të rëndësishme në udhëheqje të shtetit”, tha Osmani para gazetarëve.

Lidhur me vendimin e Presidentes për caktimin e zgjedhjeve më 28 dhjetor, deputetja Musliu kishte thënë se me atë vendim Osmani sipas saj kishte nxjerrë sheshit se është kokë e këmbë nën urdhërat e Dejona Mihalit.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones”, kishte shkruar Musliu në një reagim të saj në Facebook.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…