Kosova e çudirave: Vezët dyfish më shtrenjtë se pulat

Ditëve të fundit ka pasur një ngritje të drastike të çmimit të vezëve në Kosovë, pas vendimit të AUV-it për ndalimin e importeve të produkteve të shpezëve nga disa vende europiane, shkruan Gazeta KFVA.

Ky vendim ka bërë që vezët të shtrenjtohen tej mase brenda shumë pak ditëve, me disa qytetarë që raportojnë se një paketim prej 30 vezëve kushton rreth 6 euro e gjysmë.

Tash është krijuar një paradoks gati qesharak në këtë situatë jo të favorshme për xhepin e qytetarit: pula është më e lirë se vezët.

Nëse një pulë e ngrirë në dyqane kushton rreth 3 euro, vezët e saj shiten dyfish më shtrenjtë në treg.

Sigurisht, kjo rritje drastike pritet të ulet në momentin kur kalojnë shqetësimet për grip të shpezëve dhe fillon importi nga jashtë, por deri atëherë qytetarët duhet të përballen me vezë dyfish më të shtrenjta sesa ishin para pak javësh.

  • Shkrime të ngjashme

    Faton Peci emëron nënkryetar të Mitrovicës të dënuarin për vjedhje të votave

    Komuna e Mitrovicës është bërë me nënkryetar të ri. Me propozim të kryetarit Faton Peci, në këtë pozitë është emëruar Enis Osmani, një figurë e njohur për angazhimin e tij politik, por edhe për përballjen me organet e drejtësisë. Vendimi…

    Gjykimi për Banjskën, dy të akuzuar nuk deklarohen sërish- tjetri thotë se nuk është fajtor

    Sot ka nisur vazhdimi i gjykimit në rastin “Banjska” në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas ndryshimit të trupit gjykues. Rasti që më herët udhëhiqej nga gjyqtari Arben Hoti, tash drejtohet nga gjyqtari Ngadhënjim Arrni si kryetar i trupit gjykues, me…