Gjenden mbetje mortore në Pejë e Prizren, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) njofton se gjatë aktiviteteve të zhvilluara sot në regjionin e Pejës dhe Prizrenit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, të cilat mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Komisioni ka bërë të ditur përmes një njoftimi se gërmimet janë zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë për Krime Lufte (DHKL) dhe Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), gjatë aktiviteteve të planifikuara sot ka zhvilluar gërmime vlerësuese në dy lokacione në terren, të iniciuara nga Sektori për Persona të Zhdukur i DHKL-së në bashkëpunim me familjarët e personave të zhdukur dhe qytetarët. Në këto dy lokacione, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Prizrenit janë gjetur dhe zhvarrosur mbetje mortore, që potencialisht mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë dhe personave që ende figurojnë në listën e të zhdukurve,” thuhet në njoftim.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka theksuar se pas konfirmimit dhe identifikimit përmes analizës së ADN-së, familjarët do të njoftohen zyrtarisht nga Komisioni, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

  • Shkrime të ngjashme

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…

    Fushata e LDK-së në zgjedhjet lokale, bilanci financiar: Të hyrat 23 mijë, shpenzimet 203 mijë euro

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportin e paaudituar të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Zgjedhjet Lokale 2025, të mbajtura më 12 tetor. Sipas raportit për periudhën 9 qershor – 9 nëntor…