Edhe Vushtrria pa para për t’i paguar faturat e energjisë, Idrizi thërret seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas shkyçjes së ndriçimit publik nga ana e KEDS-it, duke e lidhur këtë situatë me mungesën e mjeteve për pagesën e faturave të energjisë elektrike.

Sipas tij, problemi ka ardhur si pasojë e përmbarimit të mjeteve të komunës për zbatimin e Kontratës Kolektive, çka ka goditur rëndë buxhetin komunal.

“Vetëm për vitin 2025, Komunës së Vushtrrisë i janë marrë mbi 3.5 milionë euro, ose mbi 50% të buxhetit vjetor për investime kapitale”, ka deklaruar Idrizi.

Ai njoftoi se po ndërmerren të gjitha veprimet për normalizimin e gjendjes dhe se është thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal. Qëllimi i seancës është miratimi i tejkalimit të të hyrave vetanake, në mënyrë që një pjesë e tyre të përdoret për pagesën e faturave të ndriçimit publik.

Kryetari ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, duke shprehur besimin se situata do të zgjidhet së shpejti.

“Shpresojmë që shumë shpejtë situata të kthehet në normalitet”, ka përfunduar Idrizi.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…