Ambasadori Malaj: Kosova është investitori më i madh në Shqipëri, sot ndihem si vëlla i madh

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, theksoi lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës në ceremoninë e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Ai shprehu se ndihet si një “vëlla i madh” i Kosovës dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy shteteve.

“113 vjet më parë, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar dhe këta burra i thanë botës me një zë të fuqishëm që Shqipëria u shpall e pavarur. Kjo nuk ishte thjesht një deklaratë, por një simfoni e guximit dhe shpresës. Kur flas sot nga kjo sallë, nuk ndihem si ambasador, por si një vëlla i madh i Kosovës, që më pret me një sofër të madhe. Bashkëpunimi ynë është intensifikuar në çdo fushë, veçanërisht në atë të sigurisë, dhe jemi të hapur për tregti. Kosova është investitori më i madh në Shqipëri. Synojmë rritjen e binjakëzimeve lokale. Ndjej pulsin e një kombi vital që ka luftuar për lirinë e tij për shumë vite”, tha Malaj, përcjell KFVA.

Malaj ndër tjerash përmendi edhe ish luftëtarët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

  • Shkrime të ngjashme

    Nëse shihni personin në foto lajmëroni policinë

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për grabitje. Në njoftimin e lëshuar nga ana e Policisë, është shpërndarë edhe një foto e te dyshuarit. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të…

    Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: Nga cila anë, o grenlandezë?

    Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez. Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë…