Alarm pas mesnate: mesazhi serbisht që mobilizoi Policinë e Kosovës

Mbrëmë pas mesnate, Policia e Kosovës ka marrë një kërcënim për bombë në Drejtorinë e Përgjithshme të këtij institucioni të sigurisë.

Siç merr vesh Gazeta thirrja është bërë nga një numër i cili me zë të modifikuar i ka thënë Policisë në gjuhën serbe se ka vendosur bombë në objektin e Drejtorisë së Përgjithshme. Thirrja siç merr vesh Reporteri.net është bërë në numrin zyrtar të Stacionit Qendra.

Kërcënimi është përsëritur, gjë që i ka mundësuar zyrtarëve që ta incizojnë telefonatën.

“Në telefonin zyrtar të Stacionit Qendër është pranuar një telefonatë nga numri 0017253361503, nga i cili është dëgjuar zëri i një mashkulli – i modifikuar – duke folur në gjuhën serbe dhe duke pretenduar se në Drejtorinë e Policisë është vendosur një bombë. Thirrja nga i njëjti numër është përsëritur pas 3–4 minutash. Zëri i personit është incizuar nga zyrtari i bazës për shkallë të pranimit të informacioneve të ndjeshme, ndërsa nga autoritetet kërkohet ngritje e vigjilencës.”, thuhet në raportin që ka parë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…