Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, drejtimi Prizren-Prishtinë.

Një person është lënduar dhe është dërguar në QKMF në Prizren, por pa lëndime të rënda.

Lajmin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës

“Sot me date 23.11.2025 rreth ores 18:30 në Autostradën Ibrahim Rugova Km 26, drejtimi Prizren – Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku (vetaksident) me lëndime. Vetura e përfshirë në këtë aksident është me targa vendore. Personi i lënduar është duke u trajtuar në QKMF Prizren dhe sipas mjekut kujdestar nuk ka lëndime të rënda”, ka thënë Hoxha.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…