Rama: Prishtina është futur në rrezik për shkak të bllokimit politik të buxhetit – zgjedhjet kanë përfunduar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar në një konferencë për media se “rrallëherë në historinë e shtetit të Kosovës qytetarët janë rrezikuar deri në këtë shkallë”, duke theksuar se buxheti i kryeqytetit është bllokuar për më shumë se një vit për “çështje politike”, shkruan KFVA.

Ai njoftoi se komuna ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë, Hekuran Murati dhe se janë drejtuar edhe te kryeministri, presidentja dhe Gjykata Kushtetuese.

“Në historinë e shtetit të Kosovës, rrallëherë kemi parë të rrezikohen qytetarët deri në këtë shkallë. Për më shumë se një vit, kanë alokuar buxhetin që i duhet kryeqytetit, por buxheti i Prishtinës është bllokuar për çështje politike. Ne kemi dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit Murati për shkelje të ligjit; jemi drejtuar te kryeministri, te presidentja dhe te Gjykata Kushtetuese. Qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga”, tha Rama gjatë konferencës për media.

Rama tha se qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa paga si pasojë e bllokimit të buxhetit. Ai njoftoi se nga nesër transporti publik do të ndalet, pas takimit me ndërmarrjen përkatëse.

Kryetari u bëri thirrje institucioneve dhe ministrave të veprojnë, duke theksuar se “zgjedhjet kanë përfunduar” dhe është koha të kthehen punës.

“Sapo e përfundova takimin me ndërmarrjen e transportit publik dhe, që nga nesër, transporti publik fatkeqësisht do të ndalet. Me keqardhje të thellë e them se nuk e kam besuar se qytetarët e këtij vendi do të viheshin në rrezik për shkak të çështjeve të biznesit”, u shpreh kryetari i Prishtinës.

“Në cilësinë e kryetarit të kryeqytetit, qytetarët janë përcaktuar që unë ta drejtoj edhe për një mandat. Ju bëj thirrje të gjitha institucioneve, zyrtarëve dhe ministrave: veproni. Zgjedhjet kanë përfunduar, tani është koha t’u kthehemi punës”, shtoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Bie blloku A3 i termocentralit “Kosova A”

    Njësia A3 e termocentralit “Kosova A” ndodhet aktualisht jashtë funksionit, raporton Kosova Free Voice Agency. Kështu merr vesh Periskopi përmes burimeve , por nuk dihet arsyeja. Ndërsa ,Korporata Energjetike e Kosovës gjatë ditës së djeshme njoftoi se po operojnë njëkohësisht…

    NATO: Kroacia tani do të mbrojë qiellin e saj me Rafale

    NATO ka njoftuar se Kroacia po hyn në një epokë të re të mbrojtjes së saj ajrore, pasi do të marrë plotësisht përgjegjësinë për mbrojtjen e hapësirës së saj ajrore me aeroplanë luftarakë modernë Rafale. Siç thekson NATO në njoftim,…