Dy të mitur përfundojnë në QKUK, dyshohet se një person i goditi me thikë

Dy të mitur kanë pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje fizike me një person tjetër në Prishtinë. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë incidentit dyshohet se i dyshuari i rritur i ka goditur të miturit me thikë, shkruan KFVA,

Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prishtinë / 22.11.2025 – 20:00. Dy të dyshuar kosovar-të mitur, kanë pësuar lëndime pasi dyshohet se janë përleshur fizikisht me të dyshuarin tjetër kosovar, i cili dyshohet se i ka goditur me mjet të mprehtë-thikë. Të dyshuarit e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku njëri prej tyre është liruar e tjetri vazhdon tretmanin, ndërsa i dyshuari tjetër është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…