Dy punëtorë të Trepçës u lënduan mbrëmë në vendin e punës, jepen detaje për rastin

Mbrëmjen e së shtunës dy punëtorë të Trepçës janë lënduar në vendin e tyre të punës, shkruan KFVA.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur gjatë fryerjes së gomës së kamionit e cila ka shpërthyer dhe pluhuri i saj u ka shkaktuar lëndime në sy.

Pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Njoftim për lëndimin e punëtorëve të Trepça Sh.A:

Me datë 22.11.2025 në ora 20:20 minuta punëtorët Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri janë lënduar në vendin e tyre të punës në horizontin X-të. Incidenti ka ndodhur gjatë fryerjes së gomës së kamionit e cila ka shpërthyer dhe PLUHURI I SAJ u ka shkaktuar lëndime në sy.

Pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi.

Trepça Sh.A. me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM).

Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar.

Trepça Sh.A. është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…