Mot i keq në Ballkan, disa vende mbulohen nga bora

Mot i ashpër me temperatura të ulëta dhe reshje bore po godet Ballkanin.

Reshje të dendura bore kanë rënë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në Sarajevë dhe në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, si dhe në Kroaci, Serbi dhe pjesë të tjera të rajonit.

Në kryeqytetin boshnjak, mediat rajonale raportuan se trafiku ishte i paralizuar për orë të tëra, me ekipe punëtorësh të vendosura për të pastruar rrugët nga bora.

Siç raportohet, në Bosnje janë regjistruar aksidente trafiku shkaku i motit të keq, raporton Telegrafi, transmeton KFVA.

Edhe në Kroaci bora ka shkaktuar probleme serioze në trafikun rrugor.

Autoritetet kanë këshilluar drejtuesit e veturave që të përgatiten paraprakisht dhe të mos nisen në udhëtime pa kontrolluar gjendjen e rrugëve dhe pajisjet dimërore, për të shmangur situata të rrezikshme në rrugë.

Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Kosovë janë regjistruar shira të rrëmbyeshëm.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…