KQZ tregon afatin për deklarimin e koalicioneve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka filluar përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që do të mbahen në fund të këtij viti, me 28 dhjetor.

Kësisoj, KQZ në faqen e saj, ka njoftuar edhe për afat e ndryshme për partitë politike, përfshirë këtu edhe periudhën brenda të cilës ato duhet të deklarohen për koalicionet mes tyre.

‘‘Afati për deklarimin e partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve do të fillojë më 24 nëntor dhe do të përfundojë më 30 nëntor 2025;’’, ka njoftuar KQZ’ja.

Ndryshe, pak ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, caktoi 28 dhjetorin datën e zgjedhjeve parlamentare.

Edhe pse partitë si PDK, AAK, NISMA e LDK, preferuan një datë të mëhershme, Osmani vendosi për datën e lartcekur. Në anën tjetër, 28 dhjetori është datë të cilën e ka preferuar Lëvizja Vetëvendosje, dhe partitë që janë të afërta me të.

Këto zgjedhje parlamentare janë të dyta gjatë këtij viti, pasi që një proces i tillë zgjedhor është zhvilluar me 9 shkurt.

Megjithatë, nga procesi në fjalë nuk u arrit të krijohej qeveri e re, duke bërë kështu që vendi të përjetonte një krizë të thellë politike për shkak të kësaj, dhe për shkak të konstituimit të kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila doli partia e parë me 9 shkurt, edhe pse mori mandati dy herë nga Osmani, për dy të mandatuar, Albin Kurti, dhe, Glauk Konjufca, nuk arriti të siguronte votat për qeverinë.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…