• Fri. Nov 21st, 2025

Syla për ‘patriotizmin’ e Krakëve e Bahtirëve: Nxitje për urrejtje ndëretnike nga shallabajzerë të përhershëm

Nov 21, 2025

Gazetari e komentatori politik Valon A. Syla konsideron se është koha që të intervenohet e të krijohet normë shoqërore që parandalon narrativin popullist të falso patriotizmit për synime elektorale, transmeton Gazeta KFVA.

Syla jo vetëm e konsideron mjet të rremë këtë narrativ shovinist por edhe një që do të mund të eskalonte në pasoja për vendin.

“Nezir Kraki dhe Agim Bahtiri me retoriken qe krejt opozita është me serb dhe srpska është provokim serioz i cili mund të eskaloj rrezikshëm. Poashtu ky fjalor qe spo ndalet qe 10 ditët e fundit me intenzitet të lartë, që është nxitje për urrejtje, është urrejtje ndëretnike që dënohet me ligjet në vend deri ne 4 vjet burg, dhe kërkojnë dhunë, sidomos duke i provokuar komandantat e UÇK me emër, me tendencë që ata të binë prehê e provokimit dhe pastaj Krakat e Bahtirat e Albinizmit, të kthehen te loja e vjetër e viktimizimit politik.”

Ai konsideron të ultë e patetike këto manovra të eksponentëve të VV’së pasi zor që mund ta argumentojnë dhe kredibiliteti i atyre që e propagandojnë nuk është i mjaftueshëm e as personat që po e propagandojnë s’kanë reputacionin për të gjykuar .

“Kjo taktikë e poshtër dhe qyqare ish dashtë me u percjell me disa padi nga shteti, ose nga partitë që me ja u shurdhu pipat e popullizmit ma të pistë.

Dhe për “shqiptari” ja u kujtoj se ishin 3 lufta shqiptare në regjion dhe Krakat e Bahtirat nuk morrën pjesë… as në Kosovë, as në Maqedoni as në Luginë. Andaj boll mo me patriotizma fallc nga ndjekësit e krejt partive e të sistemeve. Ju jeni vec shallabajzera të përhershëm, e të perkoshëm në politikë.”

Syla konsideron se ka mjete legale me të cilat këta politikan do të duhej të ballafaqoheshin për dëmin e mundshëm që mund t’i shkaktohet vendit të cilin po e shpërfillin për motive oportuniste politike.

“Keta njerez duhet me i padite me i denu edhe me i mesu çka është liria, e drejta dhe civilizimi por edhe shqiptaria, se nuk kane fortë fije. Rritja e mjekrrave si bënë filozof, e as e ngjymja e flokëve.”