Reagon pronari i “Maxhari Tours”: Autobusin e shita në Shqipëri, por të njëjtin e reklamoi 6 orë më parë

Pas publikimit të lajmit, redaksia është kontaktuar nga një person që është prezantuar si pronar i kompanisë “Maxhari Tours”, megjithëse nuk e tregoi emrin.

Ky individ dha një deklaratë që bie ndesh fuqishëm me provat vizuale dhe kronologjinë e ngjarjeve, duke ngritur një sërë pikëpyetjesh thelbësore.

Qëndrimi i vetëm personit ishte se kompania e tij nuk është e përfshirë në rast. Ai pretendoi se autobusi, i kapur sot me 120 kg narkotikë, ishte shitur para katër muajsh një personi në Shqipëri.

Megjithatë, pronari i paidentifikuar refuzoi të tregonte emrin e blerësit.

Pronari refuzoi të komentonte dhe të jepte shpjegim për faktin se vetëm gjashtë orë para se të dilte lajmi për kapjen e drogës, i njëjti autobus (me po të njëjtën pamje) ishte postuar në faqen zyrtare të “Maxhari Tours” në Facebook si pjesë e flotës së tyre. Ky detaj e kundërshton direkt pretendimin për shitje katër muaj më parë.

Ai nuk dha asnjë shpjegim se pse autobusi mbante ende targa të Kosovës në momentin e ndalimit, si dhe pse targat 06-771-CK ishin të njëjta me ato që kompania përdor edhe në reklamat e saj, pavarësisht “ndërrimit të pronësisë” katër muaj më parë. Personi insistoi vetëm në versionin e tij: “Autobusi nuk është i kompanisë sime, e kam shitur para katër muajsh në Shqipëri.”

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…