Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, arrestohet shoferi

Policia e Kosovës ka kapur 120 kilogramë drogë në një autobus, teksa shoferi është arrestuar tashmë. Aksioni është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Në njoftimin e Prokurorisë bëhet me dije se i dyshuari B.K është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në autobusin që po e drejtonte, i është gjetur dhe sekustruar një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jetë rreth 120 kg, shkruan KFVA.

Ai është ndaluar për 48 orë.

“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. B.K., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Speciale mbetet e vendosur në luftimin dhe ndjekjen e veprave penale, përfshirë atyre që lidhen me substanca narkotike, për të garantuar siguri dhe mirëqenie në komunitet”, thuhet në njoftim.

  • Shkrime të ngjashme

    “Ministra e kryetar të komunave nën hetim”, zëvendëskryeprokurori i Speciales: Po trajtojmë 390 raste të korrupsionit

    Zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Valdet Gashi, ka bërë të ditur se Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar po trajton 390 raste të dyshimta për korrupsion të nivelit të lartë, duke përfshirë ministra, kryetarë komunash dhe drejtorë të agjencive…

    Trump kërcënon me tarifa të reja vendet që kundërshtojnë marrjen e Greenlandës nga ana e SHBA-së

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump të premten ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk pajtohen me ambiciet e tij për të aneksuar Groenlandën. Trump tha në një takim në Shtëpinë e Bardhë…