Zelensky pranon draftin e një plani paqeje – do ta diskutojë me Trumpin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë një draft të një plani paqeje nga SHBA-ja.

Zyra presidenciale ukrainase shtoi se pret të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky lajm vjen pas raporteve sot për një plan paqeje “të fshehtë” të negociuar midis SHBA-së dhe Rusisë, raporton skynews.

Zelensky “pranoi të punojë mbi pikat” e planit pas një takimi sot, thuhet në deklaratën që u ndanë në platformën X.

“Ukraina ka synuar paqen që nga sekondat e para të pushtimit rus, dhe ne mbështesim të gjitha propozimet substanciale që janë në gjendje të sjellin paqe të vërtetë”, vijon deklarata.

“Ukraina ka mbështetur propozimet e presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti për të ndaluar gjakderdhjen. Jemi të gatshëm edhe tani të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe në botë, në mënyrë që rezultati të jetë paqe”, shkruan më tutje.

Ndryshe, plani raportohet të përfshijë pika mbi koncesione territoriale, reduktim të ushtrisë ukrainase dhe garanci ndërkombëtare sigurie, ndërsa Ukraina shpreh gatishmëri për të punuar konstruktivisht për arritjen e paqes.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…