Shtëpia e Bardhë konfirmon bisedimet sekrete për përfundimin e luftës në Ukrainë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka folur për planin e paqes që po raportohet në mediat ndërkombëtare.

“Emisari i veçantë Steve Witkoff dhe Marco Rubio kanë punuar në një plan në heshtje gjatë muajit të fundit”, tha ajo para gazetarëve.

“Ata kanë qenë të angazhuar me të dyja palët, Rusinë dhe Ukrainën në mënyrë të barabartë, për të kuptuar se çfarë do të angazhoheshin këto vende për të arritur një paqe të qëndrueshme”, shtoi Leavitt.

Kjo e fundit thotë se bisedimet po vazhdojnë, por ajo nuk pranojë të zbardh detaje të planit.

“Është një plan i mirë për të dyja, Rusinë dhe Ukrainën, dhe ne besojmë se duhet të pranohet nga të dyja palët dhe po punojmë shumë për ta realizuar atë. Shumë optimiste pas bisedimeve”, thotë Leavitt, transmeron KFVA.

Ajo shton se sekretari i ushtrisë së SHBA-së, Dan Driscoll, u takua sot me Volodymyr Zelenskyn.

“Ne biseduam me të, është shumë optimist pas atij takimi. Po kemi biseda të mira me të dyja palët lidhur me përfundimin e kësaj lufte”, përfundoi Leavitt.

Ndryshe, disa zyrtarë ukrainas tashmë kanë reaguar duke thënë se nuk e përkrahin planin që parasheh heqje dorë nga territori i tyre.

  • Shkrime të ngjashme

    Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet pas shkarkimit ish-drejtori i Burgut të Durrësit

    Drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësit, Indrit Cërloj, pas arratisjes së Altin Ndocit, është arrestuar nga Policia, si i akuzuar për “shpërdorim detyre”. Pas arratisjes së Ndocit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve zbardhi të gjitha shkeljet që dyshohet të…

    Shifrat e fushatës: Sa ka investuar AAK për zgjedhjet lokale

    KQZ ka bërë publike detajet financiare të fushatës së AAK-së për zgjedhjet lokale të këtij viti. Raporti i paaudituar tregon se partia e Ramush Haradinajt ka shpenzuar mbi 24 mijë euro, kryesisht për reklama, paga dhe detyrime të tjera, duke…