Reshjet e shiut pushojnë sot

Reshje shiu vazhdojnë kohëpaskohe në pjesë të vendit me kalimin në ditën e enjtë, kur dhe pritet të pushojnë gradualisht deri orëve të mëngjesit.

Vransirat e ulëta dominojnë gjatë paradites, e pasdite shprndahen për të lejuar rreze dielli të depërtojnë në sipërfaqe. Temperaturat minimale zbresin në 7C e 8C, e ato maksimale shënojnë një rritje të lehtë deri në 13C e 16C. Era ndryshon drejtimin nga krahu jugor dhe frynë e lehtë dhe mesatare 3-6m/s.

Situatë mjaft jostabile po mbetet edhe ditëve të ardhshme përgjatë fundjave. Reshje më të shpesha me shi do të vazhdojnë ditën e premtë dhe të shtunë, edhepse orëve të pasdites mund të ketë hapësira ndërmjet vransirave për rreze dielli. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 13C e 15C, e ato minimale zbresin në 7C e 9C. Të dielen ndonëse paraqiten intervale me diell, nuk mungojnë edhe rrebeshe shiu.

Vransirat shtohen ditën e hënë, e më vonë paraqiten kushte për të reshura shiu. Temperaturat në rënie graduale deri në 9C e 10C, maksimalet e minimalet zbresin deri në 0C. Erërat frynë kryesisht nga jugu e jugperëndimi të lehta dhe mesatare 5-10m/s, me hove deri në 15m/s, njofton Mendimi për Motin.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…