Publikohet dekreti me të cilin Presidentja shpërndau Kuvendin

Presidenca ka publikuar dekretin me të cilin Presidentja Vjosa Osmani shpërndau Kuvendin e Kosovës, shkruan KFVA.

Vendimi i Osmanit erdhi pas dështimit edhe të mandatarit të dytë për votimin e Qeverisë së re.

“Në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, si dhe pas pranimit sot të vendimit të Kuvendit të Kosovës lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja e Republikës së Kosovës ka shpërndarë sot Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tani pritet të shpallet data e zgjedhjeve të reja.

Siç merr vesh Gazeta gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së kanë anuar ka 21 dhjetori.

Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka thënë se zgjedhjet s’mund mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit.

LINKU

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…