Plagoset një person, i dyshuari shtiu drejt veturës derisa lëvizte me trotinet

Një person u plagos të mërkurën në Prizren derisa ishte në lëvizje me veturë.

Policia ka thënë se i dyshuari ishte në trotinet elektrik kur ka shtënë me armë në drejtim të veturës së viktimës.

Viktima është plagosur në dy këmbët, por është jashtë rrezikut për jetë.

Policia nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin ende.

“Gjersa viktima mashkull kosovar, ishte duke lëvizur me veturën e ti, një i dyshuar i cili ishte duke lëvizur me një trotinet elektrik kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, e të shtënave viktima është plagosur në dy këmbët dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë e armës së zjarrit. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…